Stano: Dështimi i palëve për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja

Stano: Dështimi i palëve për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja

Dështimi i palëve (v.j. Kosovës dhe Serbisë) për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja, ka deklaruar të hënën zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. 

Derisa ka folur mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe nga institucionet e Kosovës javën e kaluar, ai ka thënë se blloku vlerëson që këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve.

“Ka çështje më të vjetra në tryezë që duhen shqyrtuar. Ne e konsiderojmë këtë shumë të padobishëm dhe hap tjetër të njëanshëm e të pakoordinuar që ka kapacitet të rrisë tensionet dhe të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm. Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja”, ka thënë Stano në konferencën për media.

Ndonëse nuk dha ndonjë datë për takimin e radhës mes palëve në Bruksel, Stano ka thënë se një takim i tillë pritet të mbahet shumë shpejt.

“Takimet i paralajmërojmë kur të jetë e përshtatshme. Takimet në nivel të kryenegociatorëve nuk i paralajmërojmë zakonisht për media. Por, pa dyshim qëllimi ynë është që sa më parë të kemi takim në nivel kryenegociatorësh sepse ka një varg çështjesh për të diskutuar”, ka thënë Stano.

Shpërndaje në: