Parandalohet kontrabandimi i disa USB’ve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës është parandaluar futja e kontrabandës.
Sipas SHKK’së janë tentuar të futen disa USB.
“Sot rreth orës 10:00, në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës, gjatë kontrollit të pranimit të rrobave të sjella nga familjarët, janë tentuar të futen në mënyrë të kamufluar gjësende të palejuara – disa USB. USB-të janë lokalizuar, vizita është anuluar, dhe rasti po hetohet.”
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon rendin dhe sigurinë e këtyre institucioneve.”