Gjendet një armë zjarri afër vendit ku pati të shtëna me armë mbrëmë në Prishtinë

Gjendet një armë zjarri afër vendit ku pati të shtëna me armë mbrëmë në Prishtinë

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për një konflikt mes dy familjeve- Sekiraqa dhe Capa.

Afër vendit të ngjarjes është gjetur një armë.

Kështu raporton T7, që po qëndron atje.

Policia ka bërë të ditur se të plagosurit po trajtohen në  QKUK dhe janë nën masën e arrestit dhe me mbikëqyrje policore.

“VRASJE E RËNDË NË BASHKËKRYERJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”.

Shpërndaje në: