Pesë të plagosur nga gjuajtjet më armë zjarri mbrëmë në Aktash, çka dihet deri tani

Pesë të plagosur nga gjuajtjet më armë zjarri mbrëmë në Aktash, çka dihet deri tani

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Siç raportohet si pasojë e të shtënave një person ka vdekur dhe katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sinjali raporton se pesë personat që u dërguan në QKUK janë: Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi dhe Valdrin Ademi.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Naser Syla, drejtor në Klinikën Emergjente në ShSKUK ka folur për Gazetën Express për personat e plagosur. Ai tha se në Emergjencë janë pranuar pesë persona.

Siç tha Syla, tre nga të plagosurit janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe kirurgjisë, ndërsa 2 janë pranuar në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm

“5 janë pranu në QE, janë kry ekzaminimet , 3 janë duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe  kirurgjisë, 2 janë pranu në klinikën ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Syla mbrëmë për Gazetën Express.

Indeksonline ka publikuar video në të cilën dëgjohen krismat e armëve në lagjen Aktash në Prishtinë.

Shpërndaje në: