Konflikti Sekiraqa – ‘Capat’: Këta janë pesë personat që u plagosën sonte në Prishtinë
Prishtina u trondit sonte nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash.
Një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.
Sinjali ka mësuar se pesë personat që u dërguan në QKUK janë:
Salih Sekiraqa,
Robert Llumnica,
Korab Gashi,
Fatos Abazi,
Valdrin Ademi.
Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.
Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.