Si rrallë herë, Policia aktivizon unazën e çeliktë pas ngjarjes tragjike në Aktash

Si rrallë herë, Policia aktivizon unazën e çeliktë pas ngjarjes tragjike në Aktash

Të shtëna me armë zjarri kanë shqetësuar sot kryeqytetin, e ku si pasojë e saj raportohet se një person ka vdekur dhe tre janë plagosur.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes por Policia e Kosovës është në kërkim të tyre.

Tashmë, siç mëson lajmi.net Policia e Kosovës ka aktivizuar “Unazën e Çeliktë” duke shtuar forcat e rendit gjithandej

Janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Shpërndaje në: