Tomë Gashi vazhdon ta kundërshtojë Kurtin, thotë që i dha tokë një organizate fetare

Tomë Gashi vazhdon ta kundërshtojë Kurtin, thotë që i dha tokë një organizate fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i jep në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vitesh një pronë shoqatës bamirëse që udhëhiqet nga humanisti Halil Kastrati.

Për qëllimin e realizimit të interesit publik, sipërfaqët kadastale të paraqitura në këtë vendim iu kanë jepur për shfrytëzim Shoqatës Bamirëse “Jetimët e Ballkanit” për ndërtimin e Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindomë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë”, në periudhë prej 99 vitesh, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Megjithatë, ky vendim nuk është pritur mirë nga avokati kosovar, Tomë Gashi, i cili është i njohur si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Qeverisë Kurti.

Gashi ka reaguar ashpër në lidhje me këtë vendim, duke e cilësuar atë si një “gabim katastrofal” të kryeministrit Kurti.

Ai shprehu shqetësimin e tij përmes një postimi në Facebook, ku e kritikoi ashpër këtë vendim të qeverisë.

“Gabim Gabim Gabim katastrofal i Albin Kurtit”, ka thënë Gashi përmes një postimi në Facebook.

Avokati me qëndrime pro-qeveritare ka vazhduar tutje kundërshtimin e këtij vendimi, duke shtuar se Kurti po i jep tokë një organizate fetare.

“Gabim e ka Kurti me kete vendim me ju dhan organizatave fetare toke per punet qe nuk i takojne !”, ka shkruar ai në një koment në ‘Facebook’.

 

Shpërndaje në: