Befason Mirlind Daku, paralajmëron largimin nga Rubin Kazan
Mirlind Daku ka ngjallur dyshime për largim nga skuadra ruse, Rubin Kazan.
Sulmuesi kosovar ka postuar në profilin e tij në instagram, një foto nga aeroplani, së bashku me menaxherin e tij, Shkumbin Qormemeti, shkruan IndeksOnline.
“Që nga dita e parë – së shpejti”, ka shkruar Daku krahas fotos.
26-vjeçari po kalon në formë fantastike këtë fillim sezon, ku ka shënuar pesë gola në shtatë ndeshje.