Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër dy personave zyrtarë, V.K. dhe E.Sh., ish zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës.

Dy të pandehurit akuzohen për korrupsion.

Prokuroria, në një komunikatë për media të premten, tha se i ka propozuar Gjykatës që të dyshuarve t’iu shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike.

“Në mbështetje të nenit 62 të Kodit penal, PSRK ka propozuar që krahas dënimit kryesor, të pandehurve t’u shqiptohet edhe dënimi plotësues: Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale

Shpërndaje në: