Hovenier: Kapërceni mosmarrëveshjet, zgjidhni çështjen e personave të zhdukur
Këtë të premte në Kosovë po shënohet Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.
Për këtë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka bërë homazhe pranë përmendores dedikuar këtyre personave.
Ai, ka kërkuar nga institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet dhe të zgjidhin çështjen e personave të zhdukur.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, iu bashkova kryeministrit Kurti dhe kolegëve të trupit diplomatik për t’i bërë nderime familjeve të pikëlluara kosovare që presin lajmet për të dashurit e tyre të humbur. Ne përsërisim thirrjen tonë për institucionet dhe zyrtarët që të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet e personave të zhdukur.”, ka thënë Hovenier.