Ministria e Jashtme e Gjermanisë: Sarrazin në rajon, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit
Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar lidhur me vizitën e të Dërguarit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në Kosovë.
Përmes një postimi në platformën X, zyra e shtypit të Ministrisë së Jashtme gjermane ka thënë se zgjerimi i BE është një imperativ gjeopolitik.
Prandaj thekson se vizita e Sarazin në Kosovë është pjesë e përgatitjeve të Procesit të Berlinit për integrimin e rajonit drejt BE-së.
“Zgjerimi i BE-së është një imperativ gjeopolitik, veçanërisht në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si pjesë e përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në tetor, Manuel Sarrazin po zhvillon sërish bisedime në rajon”, thuhet në reagim.