Bajrami i nxjerr të dhënat nga Trusti, shifra e llogarive gjatë qeverive tjera i del më lartë se në kohën e Kurtit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka bërë një krahasim të Qeverisë Kurti me qeveritë tjera në bazë të rritjes së llogarive aktive në Trustin Pensional të Kosovës, përcjell Express.
Në një grafikë që e ka ndarë ajo shihet se në vitin 2023, numri I llogarive aktive në Trust është 442 mijë e 383.
E nga viti 2021 kur Kurti e mori mandatin rritja mesatare e llogarive aktive në Trust është 3.90%.