Shala i PDK-së: Gjendja e termocentraleve të Kosovës alarmante, ndotja është shqetësuese

Shala i PDK-së: Gjendja e termocentraleve të Kosovës alarmante, ndotja është shqetësuese

Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka publikuar një video të termocentralit Kosova B, i cili sipas tij është në gjendje alarmante mjedisore.

Shala tha kjo është situata reale menaxhuese e termocentraleve të Kosovës pas katër viteve në qeverinë Kurti.

Ai theksojë se ndotja është në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme.

Postimi i plotë:

Sot në KEK, përkatësisht në termocentralin “Kosova B”, gjendje alarmante mjedisore!

Kjo është situata reale menaxhuese e termocentraleve të Kosovës pas katër viteve të kësaj qeverie. Ndotja në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme.

Shkarkimet në ketë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar.

Shpërndaje në: