Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë takoi Kurtin, pas pak e pret Maqedonci
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai mëngjesin e nisi me një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.
Ky takim tashmë ka përfunduar, ndërkohë Vengu pas pak do të pritet me ceremoni nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.