Një e vdekur nga aksidenti në Sllatinë
Një grua ka humbur jetën në një aksident trafiku në Sllatinë e katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore të enjten.
Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 mjekja kujdestare Dafina Bashilli.
“Sot, kemi pranuar tre pacientë. Njëra prej tyre në gjendje shumë të rëndë e cila edhe ka humbur jetën. Pacientja tjetër ka marrë lëndime mesatarisht të rënda, të cilës iu është realizuar një CD, po e presim rezultatin. Ndërsa, edhe personi i tretë e ka gjendjen e rëndë”, tha ajo.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se vendin e ngjarjes ka dalë policia, ekipi emergjent dhe zjarrfikësit.
“Menjëherë policia ka reaguar ne lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfikësit. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveç lëndimeve të rënda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast. Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do te njoftoheni pas raportimeve shtese nga zyrtaret nga vendi i ngjarje”, tha Hoxha.