Gërvalla e Peci përfundojnë në gjirin e VV’së – Nesër në mëngjes zyrtarizojnë pazarin me partinë e Kurtit

Gërvalla e Peci përfundojnë në gjirin e VV’së – Nesër në mëngjes zyrtarizojnë pazarin me partinë e Kurtit

Nesër është afati i fundit për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri sot janë deklaruar tri koalicione parazgjedhore, përfshirë edhe atë mes AAK’së, Nismës, Listës Konservatore dhe Forumit Intelektual E-30.

Këtë e konfirmoi për Periskopin zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Është duke vazhduar periudha për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e 3 koalicioneve ndërmjet partive politike të regjistruara: 1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT; 2. Aleana për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30; 3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA.”

Një bashkëpunim tjetër parazgjedhor pritet të zyrtarizohet nesër në mëngjes.

Duket se parteri i vogël i Kurtit nuk po guxon të garojë vetëm.

Sic mëson Periskopi, dy kryetarët e Listës ‘Guxo’ Donika Gërvalla dhe Faton Peci ka mbledhur sot anëtarët e saj për të diskutuar nëse do të i bashkohen VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ndersa, Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila,  ditë më parë ka thënë se janë të interesuar që të ketë koalicion zyrtar parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kusari-Lila e cila është edhe shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së në Kuvend ka treguar se ka pasur takim me kryeministrin Albin Kurti, por që ende s’kanë marrë një përgjigje konkrete.

Kujtojmë që në zgjedhjet e vitit 2021, Guxo dhe Alternativa kanë garuar në listë të Lëvizjes Vetëvendosje./Periskopi

A do të “Guxo-jë” Gërvalla e Peci të garojnë të vetëm në zgjedhjet e 9 shkurtit?

Shpërndaje në: