Tahiri: Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme, të gjithë ne do të jemi para gjyqit të popullit

Tahiri: Paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme, të gjithë ne do të jemi para gjyqit të popullit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se paga minimale prej 350 euro është e pamjaftueshme dhe jashtë realitetit të tregut.

Sipas Tahirit, përcaktimi i kësaj vlere është më shumë për konsum elektoral, se sa që ka efekt real dhe konkret.

Ai ka shtuar se rinia po e lëshon Kosovën pasi vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme.

“Rritja e punësimit me 20% po tingëllon bukur në letër, por në realitet është i shkëputur nga e vërteta. Kur flitet për rritje të punësimit, duhet të analizojmë se çfarë pune është krijuar dhe kush po i merr këto vende pune. A është kjo një rritje reale e mirëqenies apo vetëm një lojë statistikore? Realiteti i hidhur është se kjo 20% rritje nuk është punësim, por ikje nga Kosova, emigrim. Rinia po e lëshon Kosovën, sepse vendi nuk po ofron mundësi të mjaftueshme për ta. Ata që duhet të jenë pjesë e statistikave të punësimit në Kosovë, po punojnë në Gjermani, Zvicër dhe vende të tjera të Evropës, duke kontribuar në ekonomitë e tyre, e jo të Kosovës”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se vendi meriton dhe mundet më mirë.

Shpërndaje në: