Krasniqi takon emisarin Sarrazin: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, tejet i rëndësishëm
Kryetari i PDK`së Memeli Krasniq bashkë më kandidatin e kësaj partie për kryeministër Bedri Hamza kanë pritur emisiarin gjerman Manues Sarrazin.
Në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka njoftuar për temat që kanë biseduar.
Sipas tij, për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm.
“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë”, ka shkruar ai ndër të tjera.
Njoftimi i plotë:
Bashkë me Bedriun dhe Vlorën, në selinë e PDK-së, e pritëm Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.
Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë.
Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm.
Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!