Kur mund t’ju refuzohet hyrja në BE: Rregullat e reja zbatohen nga 10 nëntori
Me rastin e hyrjes në BE, nga 10 nëntori, qytetarëve të Kosovës do t’u nevojitet një certifikatë e veçantë, por edhe kjo nuk do t’ju garantojë hyrjen në asnjë nga shtetet anëtare.
Ja arsyet pse mund të ktheheni nga pikat kufitare.
Deri më tani, shqetësimet kryesore të udhëtarëve ishin nëse kishin marrë me vete pasaportat, paratë dhe të gjitha sendet personale, por nga nëntori do të kenë detyrime shtesë.
Më saktësisht, nga data 10 nëntor do t’ju duhet një certifikatë speciale për të hyrë në BE dhe Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn, që janë anëtarë të zonës Shengen, për shtetas të rreth 60 shteteve, përfshirë edhe vendet e Ballkanit.
Më pas do të fillojë të funksionojë sistemi i ri hyrje-dalje (Entry/Equit System – EES) dhe do t’ju duhet një certifikatë për të hyrë.
Edhe marrja e asaj certifikate nuk do të thotë që udhëtarit i lejohet automatikisht hyrja në zonën Schengen. Të gjithë udhëtarët do të kontrollohen dhe një oficer kufitar mund t’ia refuzojë hyrjen një personi që nuk i plotëson kërkesat. Personave pa certifikatën ETIAS sigurisht që do t’iu refuzohet hyrja në kufi.
Kështu, arsyeja e refuzimit të hyrjes mund të jetë një kërcënim për sigurinë, i cili do të përcaktohet duke kontrolluar bazën e të dhënave, dhe të dhënat do të jenë në dispozicion të shërbimeve policore të vendeve anëtare të sistemit Shengen dhe agjencisë policore EUROPOL.
Gjithashtu mund t’ju refuzohet hyrja për shkak të rreziqeve shëndetësore, të cilat do të përcaktohen nga një ekzaminim mjekësor.
Kushti për të hyrë në një vend të BE-së është që qëndrimi të jetë i justifikuar dhe ju mund të mos jeni në gjendje të hyni në të nëse nuk keni para të mjaftueshme deri në kohën që planifikoni të ktheheni.
Shuma e zakonshme është rreth 100 euro në ditë dhe kjo varet nga shteti anëtar i BE-së. Të gjitha shtetet anëtare kanë rregullat e tyre dhe shumën minimale të parave të përcaktuara të nevojshme për të qëndruar në vendin e tyre.
Për shembull, vizitorëve në Spanjë nga vende jo anëtare të BE-së mund t’u kërkohet të tregojnë se kanë para për të garantuar qëndrimin e tyre në vend. Do të thotë një udhëtar nga ndonjë prej mbi 175 vendeve që nuk janë pjesë e BE-së ose zonës Shengen. Në atë vend, ju duhet të keni një minimum prej 90 eurove në ditë për person për kohëzgjatjen e udhëtimit tuaj. Përveç “jetesës”, ata mund t’ju kërkojnë gjithashtu dëshmi të akomodimit dhe të biletës kthyese.
Në Francë, shuma është e ngjashme me Spanjën, por nëse nuk keni një certifikatë akomodimi, do t’ju duhen 120 euro në ditë. Në Gjermani, ashtu si në Itali, shifra është shumë më e ulët, vetëm 45 euro në ditë.
Këto rregulla ndryshojnë në varësi të vendit anëtar dhe kritereve të tyre, por sigurohuni që të kontrolloni faqen zyrtare të ambasadës ose konsullatës pak përpara nisjes.
Duhet gjithashtu të theksohet se është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje kur skadon pasaporta. Dokumentet e udhëtimit nuk duhet të skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij dhe pasaporta nuk duhet të jetë më e vjetër se 10 vjet.