Berisha: Albini, Vjosa e Lumiri e kanë të përbashkët anti-UÇK’izmin
Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se e përbashkëta e presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, është anti-UÇK’izmi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha ka thënë se i njëjtë me ta është edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sipas tij, pretendon pushtet me kartën e njëjtë.
“E perbashkëta e Albinit dhe Vjosës është anti UCK izmi, ky është edhe suksesi i tyre . I njejtë me këta të dy është edhe Lumiri. Pretendon pushtet me kartën e njejtë”, shkroi ai.
Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Osmani, Kurti e Abdixhiku nuk bëhen bashkë, do ta përçajnë elementin jugosllav në Kosovë.
“Të 3 nese nuk behen bashk, ka me u bo e zezdita , kan me perqa elementin jugosllav në Kosovë”, shkroi Berisha.