Mospërmendja e njohjes së Kosovës nga Serbia, Tahiri komenton deklaratën e Macron
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar pas letrës së presidentit francez, Emmanuel Macron, drejtuar Serbisë.
Ajo ka thënë se Macron në këtë letër nuk përmend njohjen e Kosovës nga Serbia dhe sipas saj, kjo njëashmëri është dështim i Qeverisë në diplomaci.
Tahiri ka vlerësuar se që nga fillimi i dialogut Kurti-Vuçiq ndërkombëtarët flasin vetëm për obligimet zbatuese të Kosovës dhe jo të Serbisë.
Reagimi i plot pa ndërhyrje:
Macron ne letren e tij para vizites ne Serbi permend asociacionin por nuk e permend njohjen e Kosoves nga Serbia – ky fjalor i nje anshem i gjithe vendeve te Quintit eshte deshtim i diplomacise se Kosoves – pra qyshse ka filluar dialogu mes Kurtit dhe Vuciqit te gjithe nderkombetaret flasin per obligimet zbatuese te Kosoves dhe jo te Serbise – po ky kori i militanteve te VV-s pse e ka mbyllur gojen per kete ceshtje..?