Dhunohet një shtetase e huaj në një hotel në Graqanicë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar për dhunimin e një gruaje në një hotel në Graqanicë.
Sipas policisë, viktima është shtetase e huaj.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë / 26.08.2024 – 19:30. Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.