Dëshmitari i 82-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve e filloi sot dëshminë
Dëshmitari i 82-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili mban kodin W03870 e ka vazhduar dëshminë e tij sot në rastin e gjykimit të ish-komandantëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Kjo dëshmi ishte e mbyllur, pra ishte në sesion privat.
“Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit W04764, Prokuroria thirri sot dëshmitarin tjetër të saj. Pseudonimi i këtij dëshmitari është W03780”, thuhet në njoftimin e Speciales.