Baraliu: Paga minimale prej 350 euro është tallje me varfërinë në Kosovë

Baraliu: Paga minimale prej 350 euro është tallje me varfërinë në Kosovë

Analisti politik, Bleron Baraliu, ka shkruar në lidhje me rritjen e pagës minimale në 350 euro nga ana e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Baraliu këtë rritje e ka cilësuar si “tallje me realitetin dhe varfërinë në Kosovë”.

“Paga minimale prej 350 është tallje me realitetin dhe varfërinë në Kosovë. Është strofë nga poezitë e Migjenit, ironi me votuesit që kanë sjellë në krye një qeveri gjoja se socialiste. Në minimum dhe me urgjencë kjo pagë duhet të ngritët në 550 euro. Unë, po të garoja në zgjedhje, pikën e parë të programit do ta kisha pagën minimale 700 euro me zero taksim (përveç kontributit për pension) dhe ngritje nga 100 euro çdo vit deri në 1,000”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: