Trepça largon përkohësisht edhe një punëtor
Edhe një punëtor menaxhmenti i Trepçës ka larguar përkohësisht nga puna.
Sipas njoftimit, i njëjti ka bërë shkelje të detyrave të punës.
“Njoftim Me datën 28.8.2024 z. Y.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv me nr.prot:4727 të datës 28.8.2024. Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftimin e Trepçës.