3,5% nga punëtori e 3,5% nga punëdhënësi – Sa duhet të paguajnë qyetetarët për sigurimin shëndetësor
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se miratimi i projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ka ardhë pas një periudhe të gjatë diskutimesh, raporton EO.
Vitia tha se për sigurimet shëndetësore 3,5 për qind do të paguajnë qytetarët përmes pagës, ndërsa 3,5 për qind nga punëdhënësi.
“Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësorë. Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve. Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi”, tha Vitia.