Zyrtare: Gjasula pensionohet nga kombëtarja shqiptare

Zyrtare: Gjasula pensionohet nga kombëtarja shqiptare

Mesfushori i njohur, Klaus Gjasula ka vendosur të pensionohet nga kombëtarja shqiptare.

Gjasula ishte për 5 vite pjesë e kombëtares shqiptare, teksa Sylvinho e mori edhe në EURO2024, ku futbollisti edhe realizoi ndaj Kroacisë në barazimin 2-2.

Para pak çasteve, FSHF ka njoftuar se Gjasula ka vendosur pensionimin nga kombëtarja shqiptare.

Njoftimi:

“𝐅𝐀𝐋𝐄𝐌𝐈𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈𝐓 𝐊𝐋𝐀𝐔𝐒 𝐆𝐉𝐀𝐒𝐔𝐋𝐀

5️⃣ vite kuqezi
⚔️ Gjithmonë gati për të luftuar!
🫡 Klaus Gjasula, pas #Euro2024, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja dhe FSHF e falënderon pafundësisht mesfushorin për kontributin e dhënë në fushë dhe jashtë saj. Klausi gjithmonë ka qenë një shembull në Kombëtare me angazhimin dhe sjelljen e tij. Faleminderit luftëtar”, shkruhet në njoftimin e FSHF’së.

Shpërndaje në: