Pas katër viteve, Qeverisë tani afër zgjedhjeve i bjen në mend të miratojë projektligjin për sigurimin shëndetësor
Pas shumë premtimeve e fjalëve që janë dhënë, Qeveria më në fund ka miratuar projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.
Kryeministri Kurti tha se ky se ky projektligj synon të garantojë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës.
“Synimi ynë është që të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe të jetësohet një gjë e tillë me miratimin e projektligjit për sigurimin shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale, që ndihmon për të zvogëluar si varfërinë, ashtu edhe pabarazinë”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se me anë të këtij projektligji rregullohet edhe çështja e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për këtë Fondin e sigurimeve.
“Kjo nismë ligjore është paraprirë nga një proces i detajuar planifikimi, analizimi por edhe diskutimi. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Republikës së Kosovës. Për herë të parë përcakton rregullat për listën e barnave të rimbursueshme që do të transformojë rrënjësisht mbështetjen që shteti jep për qytetarët. Me këtë projektligj po rregullohen edhe çështjet e mbledhjes së kontributeve nga qytetarët për fondin e sigurimeve dhe këto kontribute do të jenë një nga burimet e rëndësishme të financimit të shëndetësisë në të ardhmen e afërt”, ka thënë Vitia.
Në fund të mandatit Qeveria rrit pagën minimale, kaq bëhet