Arrestohet i dyshuari se në gjendje të dehur sulmoi policin në një lokal

Arrestohet i dyshuari se në gjendje të dehur sulmoi policin në një lokal

Një person është arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare në një lokal.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 21:15 në Shtërpcë dhe është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrar”.

“Shtërpce / 27.08.2024-21:15.Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: