Ngacmohet seksualisht një grua në Gjakovë, lirohet i dyshuari
Policia e Kosovës po e heton një rast të ngacmimit seksual në Gjakovë.
Të martën është arrestuar një person që dyshohet se e kishte ngacmuar një grua, derisa pas intervistimit, prokurori e ka liruar në procedurë të rregullt.
Nuk janë dhënë detaje shtesë mbi rastin.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë.