Sveçla merret prapë me Trepçën, flet për një Udhëzim Administrativ
Para pak ditëve, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pa u trupëruar kërkoi llogari nga minatorët, duke u thënë se kush po vjedh.
Ndërsa sot, Svecla ka njoftuar se ka nënshkruar një udhëzim administrative përmes të cilit mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve.
Kjo u bë, sipas tij me qëllim që me rrit kapacitetin e nxjerrjes së xehjeve.
“Me kërkesë të Trepçës, me qëllim të rritjes së kapaciteteve nxjerrëse të xehes në Minierën e Stan Tërgut, sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ përmes së cilit mundësohet trajnimi dhe çertifikimi i minandezësve nga institucionet tona, aq sa do të jenë të nevojshëm për Trepçën.
Falënderoj grupin punues që në afat rekord kanë punuar këtë dokument të rëndësishëm që ka adresuar në plotni kërkesat e punonjësve të Trepçës.
Si Qeveri do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm që Trepça të ngritet e të zhvillohet”, ka shkruar ai në Facebook.
Kujtojmë që kjo qeveri ka shtuar ‘presionin’ ndaj minatorëve.
Hic më larg se dje u raportua se menaxhmenti ka marrë vendim që t’i anuloj pushimet vjetore të minatorëve për tre muajt e ardhshëm.