Serwer: BE-ja t’i bëjë mirë vetes dhe ta braktisë politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë
Daniel Serwer, profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara (SHBA), njëherësh njohës i dalluar i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të martën vonë, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) mund t’i bëjë “hajr” vetes duke braktisur, siç ka vërejtur ai, politikën e dështuar të qetësimit të Serbisë.
“BE-ja mund t’i bëjë shumë mirë vetes duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer.