“Tri lajme, tri dështime”, Tahiri: Qeveria Kurti mori besimin qytetar si akt shprese, doli dëshpërim

“Tri lajme, tri dështime”, Tahiri: Qeveria Kurti mori besimin qytetar si akt shprese, doli dëshpërim

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka shkruar për Qenërinë Kurti, ku tha se ishte në pushtet si shpresë dhe po mbaron si dëshpërim.

Ai ka përmendur rritjen 6.80 euro të pagave pas ndryshimit të normave tatimore, gjendja e jashtëzakonshme në Trepçë e mungesa e sigurimeve shëndetësore, që sipas Tahiri tregojnë paaftësi të Qeverisë.

“Tri lajme – tri dështime! Tri lajmet e sotme – shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Trepçë, rritja e pagës për vetëm 6.80 euro dhe paralajmërimi se sigurimi shëndetësor do të jetësohet pas katër vitesh të kësaj qeverie – japin një diagnozë të qartë me tri konkluzione: paaftësi, pazotësi dhe mashtrim spektakolar që kjo qeveri ia ka bërë qytetarëve të Kosovës”.

“Besimi që qytetarët i dhanë qeverisë ishte akt shprese, ndërsa përfundimi i mandatit është akt i dëshpërimit dhe kthim prapa për Kosovën”, ka deklaruar Tahiri.

 

 

Shpërndaje në: