Ukraina nesër do t’i informojë aleatët e NATO-s për luftën mbrojtëse ndaj Rusisë
Nesër, Ukraina do t’i përditësojë aleatët e saj për luftën në vazhdim me Rusinë gjatë një takimi të Këshillit NATO-Ukrainë.
Takimi është thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me kërkesë të Ukrainës.
“Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, pritet t’i informojë aleatët përmes një video-lidhjeje mbi situatën në fushën e betejës dhe nevojat prioritare të kapaciteteve,” thotë një zëdhënës i NATO-s.
Rusia, në të kaluarën, ka përdorur zgjerimin e NATO-s si një justifikim për pushtimin e saj të Ukrainës, ka raportuar BBC.