Azemi i LDK: Qeveria krekoset me rritje të pagave për 6.8 euro, tallja më brutale me qytetarin
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, proklamimet e sukseseve nga qeveria i sheh si përbuzje e qytetarëve kur dihen rrethanat në të cilën gjendet ekonomia kosovare.
Azemi ka shkruar se njoftimet për rritjen e pagave i konsideron tallje me qytetarët madje. Ndikimin negativ në mirëqenien e qytetarëve ia atribuon edhe vendimeve të qeverisë duke iu referuar edhe pretendimeve për keqpërdorime, me theks në sektorin e energjisë.
“Matjet sipas World of Statistics, e nxjerrin Kosovën vendin më të varfër në Evropë pas Ukrainës që është në luftë;
Çmimi i rrymës është rritur 100% e po ngriten aktakuza ndaj atyre që keqpërdorën me të;
Po ashtu tatimi në pronë është shtrenjtuar 100%;
Shporta e qytetarit sot kushton 50% më shumë;”
Azemi më tej konsideron se lëvdatat me për rritje pagash kur kihen parasysh këto jans baraz me poshtërim të qytetarit, që do t’i ketë parasysh.
“E në krejt këtë realitet, Qeveria e Kosovës po krekoset me rritje të pagave për 6 euro e 80 centë. Kjo është tallja më brutale me qytetarin, i cili do të ua tregojë vendin me 9 shkurt 2025”.