Krasniqi i reagon qeverisë: Katër vite kohë për 6 euro e 80 cent rritje të pagës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasnqi ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati dha lajmin për ndryshimin e shkallëve të tatimit ku të gjithe të punësuarit do të paguajnë më pak.
E duke qenë se me këtë ndryshim paga pëson një rritje prej 6 euro e cent, Krasniqi në reagimin e saj shkruan se qeverisë u dheshën 4 vite për një rritje 6.8 euro të pagës.
Kjo sipas saj përderisa çmimet e tatimit në pronë, naftës, artikujve esencialë dhe energjisë elektrike janë rritur për 100%
Reagimi i plotë:
“4 vite kohë për 6.8 euro rritje të pagës
Për 4 vite është rritur:
- Çmimi i naftës 100%
- Artikujt esencial 100%
- Tatimi në pronë 100%
- Çmimi i energjisë mbi 100%
Ndërsa sot ministri del me mburrje që ka rritje të pagave. Propaganda nuk kalon sepse për qytetarët është rënduar jetesa. Fundi i kësaj qeverisje është afër. 9 shkurti do të jetë piknisje për ta rikthyer ekonominë e vendit në ekonomi të fuqishme dhe jo politika ekonomike që varfërojnë popullin e mashtrojnë qytetarët më lëmosha.”