Qeveria Kurti shton zullumin ndaj minatorëve të Trepçës, ua pezullon pushimet vjetore
Menaxhmenti i ndërmarrjes publike Trepça ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në këtë ndërmarrje dhe ua ka pezulluar pushimet e planifikuara për shtator, tetor e nëntor minatorëve.
Në vendimin e siguruar nga KOHA, menaxhmenti ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme ka ardhur për shkak të grevës së minatorëve nga mesi i korrikut deri në mes të gushtit. Minatorët ishin në grevë për shkak të mospagesës.
Në arsyetimin e vendimit është thënë se Trepça ka pasur “humbje të mëdha ditore në prodhim dhe ndalësë në realizimin e planit të biznesit” për periudhën 10 korrik – 15 gusht.
Kujtojmë që Qeveria i ndau 4 milionë euro mbështetje për Trepçën për të tejkaluar krizën.
Në po të njëjtën ditë kryeministri Kurti tha për Trepçën se “duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”.