Admirali Munsch vizitë në Kosovë, takon komandantin e KFOR-it – Flasin për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Admirali Munsch vizitë në Kosovë, takon komandantin e KFOR-it – Flasin për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Komandanti i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutash, ka takuar të martën shefin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Stuart B. Munsch, ndërsa në fukus të diskutimeve, në bazë të një njoftimi të lëshuar për shtyp, ka qenë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën lehtësimin e Bashkimit Evropian (BE).

“Gjeneralmajori Ulutash ilustroi aktivitetet e KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftimin e KFOR-it rreth takimit midis dy ushtarakëve në Camp Film City në Prishtinë.

Shpërndaje në: