Ymeri: Kurti, Urën e Ibrit do ta përdorë për fushatë

Ymeri: Kurti, Urën e Ibrit do ta përdorë për fushatë

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë  se Qeveria aktuale nuk po e ka më entuziazmin e njëjtë për hapjen e Urës së Ibrit sikurse në të kaluarën.

Ymeri tha se Kryeministri i vendit Albin Kurti gjithë fushatën elektorale do ta zhvendosë në drejtim të veriut, pasi sipas tij s ka çka të tregojë tjetër.

“Çështja e hapjes së urës mbi Ibër duket se është heshtur nga qeveria e Republikës së Kosovës. Së paku nuk po duket ta kenë entuziazmin e fillimit. Hapja e kësaj teme e ka pas dhe vazhdon ta ketë dimensionin e vet elektoral më shumë se çkado tjetër. Kryeministri Kurti duket se planifikon ta ndërtoj krejt fushatën e vet me vendimet për veriun meqë nuk ka se çka të tregoj në sektorët tjerë të qeverisjes”, deklaroi Ymeri.

Sipas analistit hapja e Urës së Ibrit nuk  mund të bëhet pa bashkërendim me ndërkombëtarët, por që Qeverisë i është tërhequr vërejtja për mënyrën se si po synon ta bëjë.

“Kështu tema e urës mund të kthehet herë pas here. Por hapja e saj nuk mund të bëhet pa bashkërendim me ndërkombëtarët. Deri tash nuk ka deklaruar askush se janë kundër hapjes së urës. Mirëpo ka një tërheqje vërejtje për kohën dhe mënyrën se si po synon qeveria ta bëj këtë”, ka thënë Ymeri për lajmi.net.

Tutje ka shtuar se ndërkombëtarët po synojnë që çështja e Urës së Ibrit të mos jetë burim i tensioneve në veri të vendit.

E për një siguri të tillë Ymeri pretendon se ka ardhur edhe shefi i CIA-së, Bruns  për vizitën që e pati në Kosovë..

Pra sipas tij për të diskutuar  për sigurinë rajonale, dhe për të sjellë mesazhin e instancave të larta të sigurisë së ShBA se sjellja e papërgjegjshme nuk do të tolerohet.

“Ndërkombëtarët po insistojnë që një vendim i tillë të mos ndikoj në situatën e sigurisë, dhe hapja e urës të mos jetë burim i ri i tensioneve në veri. Në këtë drejtim e shoh edhe vizitën e Burns në Kosovë, pra për të diskutuar çështjet e sigurisë rajonale dhe për të sjellë mesazhin e instancave të larta të sigurisë së ShBA se sjellja e papërgjegjshme nuk do të tolerohet”, përfundojë Ymeri.

Shpërndaje në: