Petrit Kryeziu caktohet u.d. i Kryeprokurorit të Prizrenit
Petrit Kryeziu është caktuar si ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Ky vendim vije pas miratimit të dorëheqjes së Admir Shalës nga kjo pozitë.
Me miratimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Shala do të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.
Dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit ndodhi në fillim të muajit gusht.