Në fund të mandatit 4 vjeçar, Kurti flet për sigurimet shëndetësore: Nëse jo këtë mbledhje, tjetrën do të miratohet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka marrë pjesë në përurimin e Klinikës Emergjente në QKUK.
Ai ka folur edhe për sigurimet shëndetësore deri sa ka dhënë shpresë se do të bëhen por nuk ka treguar se kur.
“Padyshim se sigurimet shëndetësore janë shumë të rëndësishme. Ato janë edhe zotim i yni. Nëse jo në mbledhjen e ardhshme, në mbledhjen tjetër të radhës do të jetë për miratim dhe pastaj do të ndjekim procedurat në Kuvendin e Kosovës. Kur të bëhen sigurimet shëndetësore tek qytetarët do të ketë kosto shtesë. Nuk duhet të harruar se për kujdesin shëndetësor paguhet pak ose fare pak. Nuk duhet parë sigurimet shëndetësore si një shkop magjik që do t’na parandalojë sëmundjet. Mos të harrojmë se buxheti për shëndetësi krahasuar me vitin e parë parapandemik është 50% më i lartë. Lista e barnave esenciale nga 24 milionë euro 2021, tani 60 milionë euro”, ka thënë ai.