Kolona deri në 300 metra në Merdare për të dalë nga Kosova
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm, ka përditësuar të dhënat e fundit për pritjet në kufi.
Rreth një orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova përmes pikës në Merdar, ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet janë nga 20 deri në 30 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare, s’ka kolona dhe pritje më shumë se 10 minuta.