Zbehet entuziazmi i hapjes së Urës së Ibrit pas vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë
Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë po duket se i ka dhënë efektet e veta. Ajo që ishte krye temë deri në fillim të javës që shkoi, më nuk po përmendet nga Qeveria e Kosovës e as eksponentët e LVV-së.
Ajo çka ishte temë kryesore javën e kaluar, këtë javë ka mbetur pak nën hije.
Kompania që kreu vlerësimet mbi urën e Ibrit ende nuk ka dhënë raportin final, e lidhur me këtë nuk dhanë ndonjë sqarim as nga ministria e Infrastrukturës, e as nga Qeveria Kosovës këtë të hënë.
Por, në Mitrovicën e Veriut thuajse të gjithë janë njëzëri që kjo urë të hapet.
Madje kërkojnë nga ndërkombëtarët, që ose të hapin urën ose të sqarojnë pse nuk po lejojnë një gjë të tillë.
Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut deklaroi për Tv Dukagjinin se ndërkombëtarët nuk japin asnjë sqarim pse janë kundër hapjes së urës.
“Nuk kemi sqarim, nuk ka as përgjigje kur i pyesim, pse janë kundër lëvizjes së veturave, sepse me hapjen e saj lirohet rruga, lëvizja e lirë është fryma demokratike evropiane, por që kur i pyesim nuk kanë përgjigje konkrete”.
Ngjashëm, mendon edhe asamblisti tjetër nga radhët e iniciativës qytetare “Mitrovica”, Skënder Sadiku, veçse ky prapë insiston që gjithçka të veprohet në koordinim me ta.
“Vonë është hapja e urës, është dashtë edhe të mos jetë temë fare tash, është bërë matja se sa mund të duroj kjo urë, po askush nuk ka ba matje sa mund të durojnë njerëzit.”
Kurse edhe qytetarët e Mitrovicës së Veriut, thonë se janë ndërkombëtarët ata që kanë ndërprerë këtë proces.
”Hapja e urës është e nevojshme, se urat lidhin çdo popull, por ndërkombëtarët janë kundër, kanë dal pengesë, edhe pa vendos ata nuk mundët askush me hap”, tha Nysret Krasniqi.
Derisa qytetari tjetër Zymber Ismajli, deklaroi se ura nuk është dashur të mbyllet.
“Kjo nuk është dashtë të mbyllet hiç, por i vjen vakti edhe hapet. Ndërkombëtarët e mbajnë mbyllur, ndërkombëtarët për interesa të veta politike. Tash ata me dashtë me i largua i largojnë edhe askush zo nuk bon hiç, hiç”.
Për planet e Qeverisë në hapjen e urës ose veprimet e tyre tutje, nuk janë përgjigjur.
Javën e kaluar kur ishte në SHBA e para vizitës së shefit të CIA-s në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti tha se ‘nuk do t’i befasojnë ndërkombëtarët por as nuk mund të presin pafundësisht’.

Për planet e Qeverisë në hapjen e urës ose veprimet e tyre tutje, nuk janë përgjigjur sot për Dukagjinin.