Për herë të parë anulohet protesta poshtë ballkonit të Berishës
Për herë të parë që prej 2 janarit të këtij vitit, mbështetësit e Sali Berishës nuk do ta shohin t’i shfaqet në dritare lideri i tyre për t’u lexuar fjalimin e përnatshëm. Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër bëri që protesta e përnatshme poshtë ballkonit të kreut demokrat të anulohet.
Zyra e shtypit të Partisë Demokratike njoftoi si çdo mbrëmje takimin e Berishës me simpatizantët e tij por në një njoftim të dytë bëri me dije se ai nuk do mbahej duke zbuluar dhe arsyen.
“Për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike protesta e sotme në “Rrugën e Shpresës” do të anulohet, thuhet në njoftimin e PD.
Që prej ditës kur SPAK e mbylli në shtëpi, Sali Berisha nuk e ka prishur për asnjë arsye rutinën e tij megjithëse atij i është ndaluar te komunikoje me persona të cilët nuk janë familjare te tij./Tch