Abdixhiku takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë: Mirënjohës në mbështetjen për zhvillimin demokratik të vendit

Abdixhiku takim lamtumirës me shefin e OSBE-së në Kosovë: Mirënjohës në mbështetjen për zhvillimin demokratik të vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Gjatë takimit, Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e Davenport dhe të Misionit të OSBE-së, në mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin demokratik të Kosovës.

I pari i LDK-së vlerësoi lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Misionin e OSBE-së dhe nënvizoi rëndësinë e OSBE-së në përparimin e proceseve demokratike të vendit.

Abdixhiku i uroi Davenport suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke e falënderuar për shërbimin dhe mbështetjen ndaj Kosovës gjatë mandatit të tij.

Shpërndaje në: