60 vjeçari që vdiq dje në një qendër masazhi në Prishtinë, Policia jep detaje

60 vjeçari që vdiq dje në një qendër masazhi në Prishtinë, Policia jep detaje

Një 60 vjeçar është raportuar dje se ka vdekur në një qendër masazhi në Prishtinë.

Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin.

Sipas Policisë, viktimës gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

“Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Shpërndaje në: