Këta janë hajnat e dyshuar që bënin “kërdi” me vjedhje në Prishtinë

Këta janë hajnat e dyshuar që bënin “kërdi” me vjedhje në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përfshirë në një seri vjedhjesh që kanë ndodhur në periudha të ndryshme në kryeqytet.

Burimet e Paparacit kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë identifikuar si Liridon Kamisholli dhe Labinot Bajqinovci.

Sipas burimeve tona, të arrestuarit janë recidivistë, që do të thotë se ata kanë një histori të gjatë të aktiviteteve kriminale, dhe janë arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme.

Labinot Bajqinovci

Sipas raportit të policisë, vjedhjet janë kryer kryesisht në qendër të Prishtinës, me fokus në kafeteri, ku viktimave iu janë vjedhur çanta dore dhe sende të tjera me vlerë.

Pas arrestimit të tyre, Kamisholli dhe Bajqinovci janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.

Liridon Kamisholli

Këto vjedhje kanë ngritur shqetësime të mëdha në Prishtinë, veçanërisht në zonat ku janë kryer krimet.

Policia mbetet e angazhuar në hetimin e këtyre rasteve dhe në ndjekjen e të dyshuarve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

13 vjedhje në kryeqytet, arrestohen dy të dyshuar

Shpërndaje në: