Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Ukrainës së shkatërruar nga lufta
Kosova është rënditur e dyta si vendi më i varfër në Evropë, në një listë të publikuar nga “World of Statistics”, përcjell Periskopi. Lista e bazuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto është ndarë me numrin e banorëve, për të siguruar një rennditje të saktë dhe të krahasueshme të vendeve më të varfra në Evropë, sipas këtij artikulli. Dhjetëshen e parë të kësaj liste e mbyll Shqipëria, ndërsa e para për nga varfëria është Ukraina e cila gjendet në luftë.
Për këtë ka reaguar edhe ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, i cili ka thënë se pavarësisht statistikave të shpallura dhe grafikoneve optimiste nga Institucionet Qeveritare për rritje ekonomike, Kosova është renditur si vendi i dytë më i varfër në Evropë, menjëherë pas Ukrainës.
Më poshtë keni listën e publikuar për vendet më të varfëra në Evropë: