A rrezikohet Kosova nga “Lija e Majmunëve”?- Flasin nga Klinika Infektive

A rrezikohet Kosova nga “Lija e Majmunëve”?- Flasin nga Klinika Infektive

Virusi i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore është shfaqur edhe në SHBA dhe Evropë. Ende pa përfunduar pandemia Covid-19, në botë ka filluar të përhapet “Lija e Majmunëve”, shkruan Periskopi.

Lidhur me atë se sa rrezikohet Kosova nga ky virus Periskopi ka kontaktuar Klinikën Infektive, në QKUK.

Sipas raportit të dërguar nga kjo klinikë në Kosovë deri më tani nuk është evidentuar asnjë rast.

Në bazë të këtij raporti të rrezikuar nga ky virus janë ata persona që frekuentojnë zonat endemike, ndërsa simptomat e para janë ndryshimet në lëkurë.

“Nga lija e majmunëve janë të rrezikuar ata persona që frekuentojnë zonat endemike. Pamjet klinike i përgjigjen ndryshimeve në lëkurë në zonat e kontaktit me produkte të kafshëve të  infektuara. Ne nuk kemi regjistruar asnjë rast.”– thuhet në raport.

 

Nga Klinika Infektive këshillojnë qytetarët që të rrinë të qetë dhe të mos përjetojnë panikë, sepse sipas tyre “Lia e Majmunëve”, nuk përhapet sikur Covid-19, dhe nuk është sëmundje më e fuqishme.

Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konfirmuar me 15 gusht rastin e parë të “Lisë së Majmunëve” në Suedi, i cili paraqet edhe rastin e parë jashtë Afrikës.

Zyrtarët suedezë të shëndetësisë kanë thënë se personi ishte infektuar gjatë një vizite në Afrikë, dhe se i njëjti po trajtohet.

OBSh-ja javën e kaluar e shpalli shpërthimin në Afrikë një emergjencë të shëndetit publik pasi rastet në Republikën Demokratike të Kongos u përhapën në vendet e afërta./PERISKOPI

Shpërndaje në: