Ndalohet për 48 orë shoferja e cila shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin në rrugën Peishtinë-Fushë Kosovë ku një 18-vjeçare vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.
Sipas raportit 24 orësh, këmbësorja ka nderruar jetë në vendin e ngjarjes.
“Ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet dhe me lëndime trupore, ku janë përfshirë një veturë me targa vendore me drejtues femër kosovare dhe një këmbësore femër kosovare. Si pasojë e lëndime të marra nga aksidenti, këmbësorja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet mes tjerash në raport.
Tutje bëhet e ditur se lëndime ka pësuar edhe shoferja e veturës që ka shkaktuar aksidentin me fatalitet, e cila është ndaluar për 48 orë.
“Ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit e cila është dërguar në QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarës- drejtueses së automjetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.